Novi Pazar, 4 fëmijë humbën jetën nga zjarri
Katër fëmijë kanë humbur jetën....

Katër fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime në një zjarr që ka shpërthyer në një banesë në Novi Pazar të Sanxhakut. Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në orën 7:00 në një pallat banimi, në qendër të këtij qyteti.
Sipas mediave lokale, fëmijët që janë mbytur nga zjarri ishin të moshës prej gjashtë muajsh, deri në pesë vjeç.
Babai dhe nëna e fëmijëve janë shtruar në spital, pasi kanë marrë djegie të shkallës së lartë. Zjarrfikësit, siç thuhet, kanë mbërritur në vendin e zjarrit për katër minuta, por fëmijët nuk kanë mundur ti shpëtojnë.
“Gjithsesi ishte një ndjejnjë shumë e rëndë për të gjithë pjesëtarët e sektorit për gjendje të jashtëzakonshme në Novi Pazar. Për fat të keq këta katër të rinjë kanë gjetur vdekjen duke thithur monoksid karboni. Zjari u lokalizuar menjëher pas kësaj. Shkaku për zjarrin dhe vdekjen e fëmijëve do të vërtetohet nga hetimet në të ardhmem.” – tha Kryeshefi, Darko Belic.
Sipas informaconeve të cilat i transmetojnë mediat lokale, i ati I fëmijëve për kurim të mëtejm është transferuar në Beograd. Zjarri nuk ka prekur banesat e tjera, ndërsa ende nuk dihet shkaku. (Safet Ademi, TVM2)
