Botë
Sulm vetëvrasës në Bagdad - të paktën 12 të vdekur dhe 25 të plagosur
09.02.2015 09:49
Dymbëdhjetë persona e kanë humbur jetën ndërsa 25 janë plagosur në një sulm vetëvrasës sot në pjesën veriore të Bagdadit...

Sulmuesi ka aktivizuar një mjet shpërthyer të cilin e ka mbajtur në vete në sheshin Adan në momentin kur një numër i madh shkonin në punë.
Tani për tani askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të kryer në një rajon kur popullatë më e numërt janë shiitët.
Grupi ekstremist Shteti Islamik kontrollon një të tretën e territoreve të Irakut dhe Sirisë dhe shpesh i sulmon shiitët të cilët janë shumicë në Irak.
