Lufta në Ukrainë, luftime në rrugë në Bakhmut, granatime në Kherson

05.03.2023 15:57

Forcat ruse po përparojnë në Bakhmut...

Në këtë qytet po zhvillohen luftime në rrugë, ndërsa granatime të intensifikuara janë regjistruar edhe rreth rajonit Kherson. Moska pretendon se armiku pësoi humbje të mëdha.

Forcat ruse po përparojnë në Bakhmut, por kontrolli është ende në duart e ukrainasve. Në këtë qytet po zhvillohen luftime në rrugë, ndërsa granatime të intensifikuara janë regjistruar edhe rreth rajonit Kherson. Moska pretendon se armiku pësoi humbje të mëdha.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Metzola, pret që negociatat e anëtarësimit për pranimin e Ukrainës në BE të fillojnë këtë vit.

Kievi zyrtar njoftoi se fondet e sekuestruara nga dy bankat ruse do të përdoren për rindërtimin e vendit. Sipas Bankës Botërore, rindërtimi i Ukrainës do të kushtojë rreth 600 miliardë euro.