Kumanovë, ulja çmimit të gazit, ngrit interesimin për këtë energencë në ngrohje

05.03.2023 17:14

Pas uljes evidente të çmimit të gazit natyror...

Pas uljes evidente të çmimit të gazit natyror, shumë shfrytëzues në Kumanovë kanë rikthyer këtë energens për ngrohje si tek personat juridik poashtu edhe tek ata fizik. Nga NP “Kumanova Gas” njohtojnë se interesimi për shfrytëzimin e gazit natyor është rritur, pasiqë është regjistruar ulje evidente e këtij energensi.

Aktualisht një metër kub gaz kushton 65 denarë përdallim nga muaji shtator kushtonte 155 denarë.

“Mbase do të kemi më tepër shfrytëzues të cilët do të kthehen në shfrytëzimin e gazit pas uljes së çmimit  edhe atë në fund të sezonit të ngrohjes. Mjaft amvisëri dhe institucione tashmë kanë siguruar energense deri në fund të sezonit të ngrohjes”, na deklaroi Marko Mitrovski, U.d. drejtor i NP “Kumanovogas”.

Me gjasë ulje të çmimit të gazit natyror do të ketë edhe në sezonin e ardhshëm të ngrohjes, paralajmërojnë nga kjo ndërmarrje.

Gjithashtu nga kjo ndërmarrje bëjnë me dije se vitin e kaluar përshkak të humbjeve prej 6 milionë denarëve u soll në pikëpyetje funksionimi i ndërmarrjes. 

“Humbjet i dikton tregu. Ne nuk kishim mundësi të distribuojmë sasi më të mëdha të gazit, kurse të ardhurat tona të vetme janë pikërisht nga distribuimi dhe furnizimi me gaz”, nënvizoi Mitrovski.

Ndryshe në këtë ndërmarrje po punohet në zgjerimin e rrjetit të gazifikimit . Në masë të madhe për këtë po ndihmon edhe subvencionimi si nga shteti poashtu edhe nga Komuna e Kumanovës.

Shteti për çdo kyçje subvencionon me 25.000 denarë, kurse Komuna e Kumanovës me plus 15 mijë denarë, apo gjithsej 40 mijë denarë. (Fatlum Aqifi, TVM2)