Tuberkuloz, ka ndërruar jetë foshnja nëntëmuajshe

05.03.2023 18:17

Ka ndërruar jetë foshnja nëntëmuajshe....

Ka ndërruar jetë foshnja nëntëmuajshe e cila peshonte vetëm 3 kilogram dhe më 24 shkurt nga Kumanova është sjellë në Klinikën për Fëmijë në Shkup në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas pranimit në klinikë, ku është transferuar në Spitalin në Kozle, është vendosur në ventilim mekanik. Foshnja është pranuar me dobësim të funksionit të mushkërive të bardha, pas çka është konstatuar se ka sëmundje infektuese, tuberkuloz.

“Tërë kohën ishte në gjendje të rëndë në përkrahje respiratore me ventilim mekanik. Nuk ia doli të ketë frymëmarje spontane, ashtu që dy ditët e fundit nisi që në cirkulime të dobësohet dhe dje pasdite kishte ndalje të zemrës. Reanimacioni zgjati për gjysmë ore, por nuk u vendos aksion и zemrës dhe përfundoi keq” – tha drejtoresha, Stoja Naceva – Fushtiq.

Pasi që është zbuluar se foshnja është e sëmurë prej tuberkulozit, nëna e saj sërish është hospitalizuar, ndërkaq tre fëmijët e saj të mitur janë ftuar në Spitalin Kolze që t’u bëhen kontrolle epidemiologjike që të konstatohet nëse edhe ata kanë tuberkuloz.

Pas kësaj nga Instituti në Kozle, informuan se sipas testeve të para edhe anëtarët e tjerë të familjes janë të infektuar me tuberkulozë. Pas lajmit se foshnja ka ndëruar jetë, babai me tre fëmijët e tij me vetë dëshirë ka braktisur spitalin në Kozle.

“Babai dhe tre fëmijët e tjerë ishin pranuan në spitalin Kozle të premtën, në gjendje të mirë shëndetësore. Dje me nënshkrim u larguan nga spitali, pasi që e njoftuan se foshnja ka ndëruar jetë. Duhet që të kthehen nesër, ashtu që përmes kollitjes në ditët në vijim do të mësojmë  se ata se janë të infektuar ose të sëmurë”, - thonë nga Instituti për sëmundje të mushkrive të bardha.

Epidemiologu Danilovski shpjegon për MTV se ka tuberkuloz latent dhe aktiv. Sipas tij, infektimi ekziston vetëm kur sëmundja është klinikisht aktive, por nuk ka nevojë për panik.

“Kur flasim për tuberkulozin, infektimi ekziston vetëm kur sëmundja është aktive, kur në mënyrë klinike është aktive dhe në të rast infektimi shkon përmes kësaj rruge. Megjithatë edhe këtu ekziston diçka që dua ta them të thyhet si mit. Infektimi nuk është i lartë, është i nevojshëm konktati një kohë të gjatë të personave të ndieshëm me tuberkulozë të madhe.” – deklaroi epidemiologu Dragan Danillovski.

Në vendin tonë vaksinimi për tuberkulozë është i detyrueshëm në kalendarin për imunizim dhe aplikohet që nga 24 orët e para të lindjes deri në 12 muajt e parë.

Nga spitali në Kozle, thonë se për dy muajt e parë të këtij viti me turberkulozë janë sëmuar dy, ndërsa vitin e shkuar nëntë. (Safet Ademi, TVM2)