Futboll

La Liga: Barcelona Pesëshe Bilbaos për t’iu afruar Realit

09.02.2015 09:51

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në San Mames ndaj Atletiko Bilbaos, për t'iu afruar Real Madridit në një pikë....

Katalonasit kanë shënur epërsinë dy golëshe në pjesë të parë të ndeshjes, derisa përkundër tentimit për rikthim të baskëve, Blaugranat nuk kanë lënë rast shumë duke u kundërpërgjigjur shpejtë. 
 
Lionel Messi me 2 gola, Neymar, Luis Suarez dhe Pedro Rodrgiuez me nga një tjetër të shënuar - kanë përcaktuar përfundimtaren 2-5 në të mirë të Barcelonës. 
 
Me këtë fitore ekipi i udhëhequr ngaLuis Enriques ka vazhduar formën e mirë dhe tashmë është vetëm një pikë larg liderit Real Madrid.