Botë

Një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë pas rrëzimit të një aeroplani të vogël në New York

06.03.2023 10:11

Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të një aeroplani të vogël në Long Island të dielën pasdite, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit....

Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të një aeroplani të vogël në Long Island të dielën pasdite, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një aeroplan me një motor “Piper PA 28” u rrëzua rreth orës 15:00 ndërsa po i afrohej aeroportit Farmingdale, Nju Jork, thanë autoritetet.

Menjëherë pas ngritjes, piloti “lëshoi një sinjal dhe tregoi se kishte tym në kabinë”, citohet të ketë thënë policia e Suffolk.

Dhe sipas policisë, aeroplani u rrëzua pranë Rrugës 5 dhe North Wellwood Avenue në Lindenhurst.

Një person u shpall i vdekur në vendngjarje dhe dy nga pasagjerët u dërguan në spital për trajtim të lëndimeve të rënda, tha policia.