Futboll

Derbi francez pa fitues

09.02.2015 09:53

Lyoni dhe Paris Saint-Germaini kanë luajtur baras (1-1) në kryendeshjen e javës së 24 të Ligue 1...

Ekipi nikoqir kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë të Clinton N’jie (31’). Për ta shpëtuar kampionin nga humbja, u përkujdes Zlatan Ibrahimovic nga pika e bardhë (69’).
 
Barazimi ishte në favor të Lyonit që vazhdon ta kryesojë kampionatin francez.
 
Paris Saint-Germaini është në vend të tretë me dy pikë prapa liderit dhe me pikë të barabarta me Marseille që gjendet në vend të dytë.