Maqedoni

Bastisje në burgun e Shutkës, kapen telefona celularë dhe paketime me substanca narkotike

06.03.2023 11:39

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjykatës është realizuar...

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjykatës është realizuar bastisje në burgun e Shutkës.

Gjatë bastisjeve në dy qeli janë kapur telefona celularë dhe substanca narkotike.

“Gjatë kontrollit, në bazë të një urdhri gjyqësor, u bastisën dy qeli, ku u gjetën dhe konfiskuan 25 pako pluhur të bardhë, gjashtë pako marihuanë dhe 12 telefona celularë”.

“Pas ekspertizës dhe dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë do të paraqesë kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.