Maqedoni

Foshnja që vdiq nga tuberkulozi, Avokati i Popullit ngre nismë për të hetuar rastin

06.03.2023 12:19

Avokati i Popullit ka ngritur nismë për të hetuar të gjitha rrethanat që lidhen me foshnjën...

Avokati i Popullit ka ngritur nismë për të hetuar të gjitha rrethanat që lidhen me foshnjën e cila ishte sjellë në Klinikë për sëmundje të fëmijëve, i infektuar me tuberkuloz në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila ndërroi jetë pas përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes.
 
Avokati i Popullit do të kërkojë përgjigje duke filluar nga kujdesi dhe ushqyerja me foshnjën, e deri te funksionimi i shërbimeve sociale.
 
Më parë, babai mohoi që foshnja e tij e sjellë në spital me vetëm tre kilogramë të ishte e lënë pas dore dhe e kequshqyer, siç u raportua fillimisht në publik, por tha se kishte lindur para kohe.
 
Edhe shërbimet sociale në Kumanovë kanë bërë kontrolle dhe kanë konstatuar se nuk ka mangësi në përkujdesjen dhe kujdesin e foshnjës.
 
Aktualisht në spital është e shtruar nëna, e cila po ashtu vuan nga tuberkulozi, ndërsa pozitiv për sëmundjen janë edhe babai dhe fëmijët, por për momentin nuk kanë simptoma. Edhe përkundër vaksinimit të rregullt kundër tuberkulozit, vitin e kaluar në klinikën e fëmijëve ishin dy pacientë të cilët u dërguan në Kozle dhe u shëruan me sukses.