Maqedoni

Alarmet e rreme për bomba, Spasovski: IP adresat çojnë në Iran dhe Rusi

06.03.2023 12:48

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka deklaruar se MPB shpreson që në periudhën e ardhshme...

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka deklaruar se MPB shpreson që në periudhën e ardhshme të dalin me rezultate konkrete sa i përket alarmeve të rreme për bomba të vendosura nëpër shkolla dhe institucione të tjera të vendit. 
 
Spasovski ka deklaruar se tani për tani kanë izoluar një grup më të madh. Sipas tij intensiteti që u rrit pas pushtimit rus ekziston një kryqëzim të disa strukturave. Ka adresa që të çojnë në Iran dhe Rusi, ndërsa pagesat për VPN janë bërë me kriptovaluta, tha ministri. Spasovski informoi se kemi pasur një sulm hibrid intensiv që nga 19 tetori e deri më sot, duke mbuluar më shumë se 520 objekte me raporte të rreme. Më e rëndësishmja është që Ministria dhe të gjitha shërbimet e sigurisë punonin me kapacitet të plotë. Ishte e nevojshme të veprohej sipas udhëzimeve që ishin në fuqi në atë kohë. Kemi krijuar një ekip ekspertësh nga të gjitha strukturat përkatëse dhe kemi shkëmbyer informacione dhe kemi kërkuar zgjidhje, ka deklaruar ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Ai shtoi se MPB-ja po punon në mënyrë aktive për zbardhjen e autorëve.