Maqedoni

Qyteti i Shkupit, thirrje publike për transportuesit privat

06.03.2023 13:42

Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për Transportuesit privat, me çka do t’u mundësohet autobusëve privat të kthehen në rrugët e Shkupit.....

Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për Transportuesit privat, me çka do t’u mundësohet autobusëve privat të kthehen në rrugët e Shkupit. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, thotë se bllokada e transportuesve privat ishte për arsye personale dhe politike, por tani pret që pas dy javësh të nis menaxhimi i përbashkët i transportit publik. 
 
“Thirrja e shpallur edhe më parë, i njëjti është publikuar edhe tani, në bashkëpunim me trupin e ri koordinues të transportuesve privat. Ata kanë shprehur gatishmërinë e tyre që në mënyrë të ndershme, transparente dhe me përgjegjësi ta kryejnë veprimtarinë për të cilën është organizuar kjo thirrje publike. Shpresoj se pas përfundimit të këtyre dy javëve, përsëri do të kemi udhëheqje të përbashkët të transportit publik në qytetin e Shkupit.”, - deklaroi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.
 
Thirrja publike e qytetit të Shkupit për transportuesit privat vjen pas dakordimit javën e kaluar të kryetares së Qytetit të Shkupit, me Transportuesit privat për shlyerjen e borxhit prej 2 milion eurosh nga ana e Ndërmarrjes Publike Transportuese. Gjithsej 208 autobusë privatë do t’i bashkohen Transportit publik në Shkup. Në konkursin e shpallur janë të përmendura të gjitha linjat ku në të kaluarën kanë qarkulluar autobusët privat. Linjat janë të ndara në tre pako, për 115 autobusë dhe 245 shoferë. Dorëzimi i aplikimeve është deri më 21 mars, ndërsa më datë 27 do të bëhet shqyrtimi dhe vendimi. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI