Maqedoni
Propozim-ligji për kooperativat, parashihet formimi i kooperativave energjetike
06.03.2023 14:49
Kuvendi shqyrtoi propozim-ligjin për kooperativat, në lexim të parë, i cili sipas propozuesit...

Kuvendi shqyrtoi propozim-ligjin për kooperativat, në lexim të parë, i cili sipas propozuesit duhet të miratohet për shkak të përfundimit të vlefshmërisë së Ligjit për Kooperativat Bujqësore dhe për të implementuar një koncept të ri, bashkëkohor të ligjit që do të mbulojë të gjitha llojet e kooperativave. Deputetët e opozitës shfaqën dyshimet e tyre.
“Cila është nevoja që me miratimin e këtij ligji të shfuqizohet në tërësi Ligji për Kooperativat Bujqësore dhe nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim me ujërat, të kalon në Ministrinë e Ekonomisë. E vetmja gjë ku mbështeteni është neni katër për përkrahje subsidiare.”, - theksoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Opozita përpiqet të manipulojë opinionin me interpretime, u kundërpërgjigjën deputetët e pushtetit.
“Për çdo gjë që nuk është rregulluar me këtë ligj, vlen ligji për bujqësi dhe zhvillim rural. Dhe ju lutem mos manipuloni. Ndihma për bujqit, nëse janë të organizuar në kooperativa bujqësore ose janë individuale nuk varen nga ky ligj, por nga kriteret dhe kushtet që janë në ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.”, - u shpreh Snezhana Kalevska Dafçeva nga LSDM.
Me këtë propozim-ligj do të përfshihen të gjitha kooperativat, pavarësisht nga lloji i lëndës kryesore të veprimit dhe aktiviteteve të secilës kooperativë. Sipas veprimtarisë, lloji i kooperativës mund të jetë: energjetik, bujqësor, banesor, punëtor, zejtar, rinor, ndërtimor dhe lloje të tjera. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pushon së vlefshmi Ligji për Kooperativat dhe Ligji për Kooperativat Bujqësore.
SHPËTIM NUREDINI
