Maqedoni

Avokati i popullit, lëndë për vdekjen e 9 vjeçares nga tuberkulozi

06.03.2023 15:25

Avokati i popullit me iniciativën e tij ka formuar lëndë për të hetuar të gjitha rrethanat e vdekjes nga tuberkulozi të foshnjës nëntë muajshe...

Avokati i popullit me iniciativën e tij ka formuar lëndë për të hetuar të gjitha rrethanat e vdekjes nga tuberkulozi të foshnjës nëntë muajshe, e cila ishte sjellë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe peshë prej vetëm 3 kilogramësh. Avokati i popullit do të kërkojë përgjigje duke filluar nga kujdesi dhe ushqyerja me foshnjën, e deri te funksionimi i shërbimeve sociale.
Nga Avokati i popullit thonë se pas fillimit të procedurës presin përgjigjet e institucioneve. 
 
“Institucioni i avokatit të popullit do ta vazhdojë edhe më tej procedurën, do t’i pres përgjigjet e institucioneve shëndetësore, gjithsesi do ta përfshijmë edhe inspektoratin shëndetësor sanitar dhe ministrinë e shëndetësisë, duke e pasur parasysh se duhet të analizohet momenti nga lindja e nënës, pesha e foshnjës, pranimi i vaksinës në atë peshë të vogël, që të konfirmohet nëse shërbimet në kohë i kanë marrë të gjitha masat e informimit.”, - deklaroi zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska.
 
Babai ka mohuar informacionet e publikuara se foshnja është lënë pas dore dhe pa ushqim. Në spital ishte dërguar me vetëm 3 kg peshë. Sipas tij, foshnja ka lindur para kohe. Kontrolle kanë kryer edhe shërbimet sociale në Kumanovë dhe kanë konstatuar se nuk ka lëshime në kujdesin e foshnjës. Nëna e foshnjës, gjithashtu e sëmurë nga tuberkulozi dhe është e hospitalizuar, kurse pozitiv më sëmundje janë edhe babai dhe fëmijët e tjerë, por pa simptome.
 
MPPS: Qendra për çështje sociale ka kryer kontroll
 
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska deklaroi se pas kontrollit të kryer nga ekipi i ekspertëve nga Qendra për Çështje Sociale, është konstatuar se familja e foshnjës nga Kumanova, jeton në kushte të mira dhe nuk është përfituese e asistencës sociale apo mbrojtjes së fëmijëve. 
 
“Ajo që është obligimi ynë si qendër për punë sociale është që në këtë moment të punojmë për integrimin e sërishëm të tre fëmijëve të tjerë në procesin arsimorë, babai të kthehet në vendin e punës pasi vetëm ai punon në familje, ndërsa me të vërtetë ka punuar dhe është kujdesur për gjendjen ekonomike të familjes, ndërsa nëna është kujdesur për fëmijët në shtëpi.”, - u shpreh Jovanka Trençevska nga MPPS.
 
Fëmija 9 muajsh ka vdekur pas trajtimit 10 ditorë në klinikën e fëmijëve në Shkup. Edhe përkundër vaksinimit persona të prekur nga tuberkulozi kohë pas kohe paraqitet në vend. Vitin e kaluar, ka pasur dy pacientë në klinikën e fëmijëve, që ishin dërguar në Kozle, të cilët pas trajtimit mjekësor janë shëruar.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI