Futboll

Inter i kthehet fitoreve në Serie A, pas gati një muaji

09.02.2015 09:58

Inter ka arritur të shënojë fitoren e parë në Serie A që prej 11 janarit kur kishin mposhtur Genoan në Giuseppe Meazza...

Ekipi i Roberto Mancinit ka qenë mbrëmë më i mirë se Palermo dhe ka shënuar fitoren e shtatë të stinorit në Kalço.
 
Xherdan Shaqiri asistoi nga korneri në golin e parë të Interit, që e shënoi Freddy Guarin, derisa në pjesën e dytë Mauro Icardi vulosi fatin e takimit.