Maqedoni
Trenchevska: Gratë me uniformë, të parat i marrin rastet e raportuara për dhunë
06.03.2023 16:44
Realizimi i të drejtave të grave është thelbësore për rritjen dhe mirëqenien ekonomike...

Realizimi i të drejtave të grave është thelbësore për rritjen dhe mirëqenien ekonomike, ndërsa lidhja ndërmjet fuqizimit të grave, paqes dhe sigurisë është në thelb të agjendës së sigurisë. Le të zbërthejmë stereotipet që janë aktuale dhe të pranishme, si për gratë ashtu edhe për burrat, janë mesazhet që u përcollën në kuadër të fushatës “Me zë të lartë dhe të guximshëm”, “Uniforma, forca të blinduara që do të thotë cenueshmëri - lufta jonë e përditshme në dy fronte”, e organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Gratë janë pjesëtare të shërbimeve policore, bartëse të ndryshimeve për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, sepse ato janë të parat që i marrin rastet e raportuara, të parat që dalin në terren dhe ofrojnë mbrojtje për gratë dhe në disa raste edhe për fëmijët e tyre. Ato duhet të mbrohen në mënyrë adekuate edhe nga dhuna, ngacmimet në vendin e punës, nga diskriminimi gjinor, komentet seksiste dhe ngacmimet.”, - deklaroi Jovanka Trenchevska nga MPPS.
Spasovski: Barazia gjinore, thelbësore për shoqërinë
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, shoqëria ecën përpara vetëm me gra dhe vajza të emancipuara, ekonomikisht të forta dhe të pavarura dhe përmes prizmit të barazisë gjinore, duke përfshirë parimin e përfaqësimit të grave në sistemin policor të MPB-së. Është bërë progres objektiv dhe i verifikueshëm.
“Nga viti në vit shtohet numri i grave në poste drejtuese, jo vetëm brenda Ministrisë së Brendshme, por edhe në fushën e punës në Byronë e Sigurisë Publike. Kemi kolege që janë shefe departamentesh, ndihmësdrejtorë, shefe, komandante komisariatesh apo repartesh policie. Sot mund të mburremi me gra të cilat janë të përfshira në Departamentin e Operacioneve Speciale të Policisë, konkretisht në Njësinë e Shpërndarjes së Shpejtë, Njësinë e Policisë Intervenuese “SAE Tigar” dhe Njësinë e Helikopterëve, gjë që nuk ishte më parë.”, - theksoi Oliver Spasovski nga MPB-ja.
Qëllimi i konferencës së organizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ishte theksimi i rëndësisë së grave me uniformë si palë e barabartë në sistemin e sigurisë, që ato të mbajnë uniformën me nder, dinjitet dhe përgjegjësi të madhe.
GYLTENE SINANI
