Sportet E Tjera

Hirscher më i miri, i artë në superkombinim

09.02.2015 09:59

Marcel Hirscher nga Austria ka qenë më i miri në superkombinim në Kampionatin Botëror në ski...

Skiatori austriak zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:36.10 minuta dhe fitoi medaljen e artë. Ai bëri paraqitje të shkëlqyeshme dhe si rezultat i kësaj krijoi diferencën për 19 qindtat nga norvegjezi Kjetil Jansrud. Norvegjezi është i kënaqur me medaljen e argjendtë, i cili u mundua mjaft por vështirë të sfidohet kampioni në fuqi, Hirscher. Amerikani Ted Ligety fitoi medaljen e bronztë dhe ngeci për 30 qindtat nga fituesi i garës. Francezi Alexis Pinturault për pak nuk arriti në vend të tretë dhe 3 të qindtat e kohës e ndan nga medalja e bronztë.
Në kuadër të kësaj gare, skiatori nga Çekia, Ondrej Bank, është lënduar rëndë në disiplinën e superkombinimit. Ai është rrëzuar shumë keq, saqë ka pësuar troditje, duke lënduar fytyrën dhe këmbën shumë rëndë. Ai është i shtrirë në spitali dhe gjendja e tij duket stabile.