Përleshje e armatosur në Kalanë e Shkupit që përfundon me dy të vdekur dhe dy të plagosur

06.03.2023 21:47

Një përleshje e armatosur mësohet të ketë ndodhur sonte në Çarshi të Shkupit....

Një përleshje e armatosur mësohet të ketë ndodhur sonte në Çarshi të Shkupit, më saktësisht në lokalin “Shisha Bar”, në Kalanë e Shkupit, e ku si pasojë mbetën të vrarë dy persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Në vendngjarje tashmë ka dalë policia dhe krim-policia e shoqëruar nga prokurori hetues, ndërsa jozyrtarisht thuhet që viktimat janë të njohur për policinë.

Nga MPB premtojnë se së shpejti do të dalin me informacion zyrtarë lidhur me ngjarjen në fjalë.