Maqedoni

Gjatë tre ditëve të kaluara në Shkup kishte 21 aksidente komunikacioni

09.02.2015 10:04

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në gjithsej 21 aksidente komunikacioni...

Të premten, më 6 shkurt, është bërë ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente, Prej tyre, katër janë me pasoja materiale dhe tre janë edhe me pasja lëndime trupore ku lëndime të lehta kanë marrë dy bashkudhëtarë dhe dy këmbësor.
 
Të shtunën, më 7 shkurt, është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë aksidente, Prej tyre, katër janë me pasoja dëmtime materiale dhe dy me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore ka marrë një shofer i automjetit dhe një drejtues i motorit. 
 
Ka ndodhur edhe një aksident ku  një person ka humbur jetën në orën 21 e 15 minuta në rrugën "1" në f. Rashçe ku automjeti "BMW" me targa të Shkupit, i drejtuar nga banori i f. Svilare e poshtme ka shkelur një këmbësor, i lindur në vitin 2010, banor i f. Rashçe. Me automjetin e njëjtë është transferuar në Entin shëndetësor ku është konstatuar vdekja.
 
Të dielën, më 8 shkurt, është kryer ekspertizë në gjithsej shatë aksidente. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe një me lëndime trupore ku lëndime të lehta ka marrë një drejtues i automjetit për udhëtarë.
 
Gjatë tre ditëve të kaluara nga policia e komunikacionit janë zbuluar dhe janë sanksionuar 43 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtët janë larguar nga komunikacioni, 17 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përkufizuar të qarkullimit, 16 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, si dhe 49 shoferë të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonin derisa kanë drejtuar automjetin.
 
Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pran SPB Shkup st do t mbajë punëtori në SHF "Panajot Ginovski" e cila gjendet në territorin e Komunës Butel me nxënësit nga klasa e dytë dhe e katërtë./mia