Maqedoni
MPB, detaje për vrasjen e dyfishtë në Shkup
07.03.2023 11:34
Ministria për Punë të Brendshme ka publikuar detaje rreth përleshjes së armatosur që ndodhi mbrëmë...

Ministria për Punë të Brendshme ka publikuar detaje rreth përleshjes së armatosur që ndodhi mbrëmë pak minuta pas orës 20 në një lokal në Shkup, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër i plagosur.
“Më 6 mars 2023 në ora 20:11 minuta në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelerie në rrugën “Samoilova” në Shkup, 5 persona të veshur me të zeza dhe me maska në kokë kanë shtënë me armë zjarri drejt personave J.K. 37 vjeç dhe E.I. 28 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, derisa personi i plagosur A.T. 34 vjeç është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim dhe pas sanimit të plagëve është lëshuar në kurim shtëpiak. Për rastin menjëherë është njoftuar edhe prokurori publik, i cili ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të të cilit trupat janë dërguar në autopsi. Rreth orës 20:30 në rrugën drejtë Orizares së Epërme është djegur një makinë “Audi A6”. Me urdhër të prokurorit publik janë marrë në bisedë informative më shumë persona dhe po ndërmerren masa adekuate për zbardhjen e vrasjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa nga Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike, “Shën Naumi i Ohrit”, njoftojnë se një person me dy plagë nga arma e zjarrit është sjellë në këtë klinikë mbrëmë në ora 20:15 me automjet privat. I është konstatuar plagë me armë zjarri në këmbën e majtë dhe plagë më e madhe në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë, ndërsa pas ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak.
