Maqedoni

7 Marsi, shënohet Dita e mësuesit

07.03.2023 11:48

Në hapësirat shqiptare sot shënohet shtatë marsi, Dita e mësuesit, përkatësisht themelimi i shkollës së parë shqipe...

Në hapësirat shqiptare sot shënohet shtatë marsi, Dita e mësuesit, përkatësisht themelimi i shkollës së parë shqipe.
 
Që nga viti 1960-të, shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.
 
Festa e mësuesit me aktivitete të ndryshme shënohet edhe në shkollat shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në rrafshin kombëtar kjo festë shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.