Botë
Turqi, Kilicdaroglu kandidat i opozitës për president
07.03.2023 12:23
Një aleancë e formuar nga gjashtë parti opozitare në Turqi ka njoftuar se Kemal Kilicdaroglu...

Një aleancë e formuar nga gjashtë parti opozitare në Turqi ka njoftuar se Kemal Kilicdaroglu do të jetë kandidati që do të sfidojë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e planifikuara për 14 maj.
“Kandidati ynë i përbashkët për president në mandatin e 28-të të Parlamentit dhe zgjedhjet e 13-të presidenciale që do të mbahen në vitin 2023 si drejtues të partive politike që përbëjnë Aleancën e Kombit është zoti Kemal Kiliçdaroglu.”, thuhej në deklaratë të opozitës.
74-vjeçari Kilicdaroglu është kryetar partisë më të madhe opozitare në Turqi, një forcë politike e qendrës së majtë, nacionaliste dhe laike, e themeluar nga babai i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.
