Botë
Ukrainë, Zelensky urdhëron përforcime në Bakhmut
07.03.2023 12:49
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar përforcimin e pozicioneve brenda qytetit të Bakhmut...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar përforcimin e pozicioneve brenda qytetit të Bakhmut, duke shpjeguar se asnjë pjesë e Ukrainës nuk mund të braktisej. Presidenti ukrainas tha se e mori vendimin pas konsultimit me ushtrinë.
“I thashë shefit të shtabit të gjente forcat e duhura për të ndihmuar djemtë në Bakhmut. Nuk ka asnjë pjesë të tillë të Ukrainës që mund të braktiset”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu dukej se adresonte thashethemet për një tërheqje ukrainase nga qyteti lindor, duke iu referuar atyre si “mesazhe dezinformuese”, që vinin nga ata që nuk kishin akses në konfidencat e vendimmarrjes konfidenciale, ku do të duhej të merrej një vendim i tillë. Zelensky tha se Ukraina do të mbrojë çdo pëllëmbë të vendit të saj. “Ne po mbrojmë dhe do të vazhdojmë të mbrojmë çdo pjesë të Ukrainës.”, tha ai.
“Kur të vijë koha, ne do të çlirojmë çdo qytet dhe fshat të vendit tonë. Dhe ne do të japim përgjigjen e pushtuesit për çdo goditje kundër Ukrainës, për çdo veprim të poshtër kundër ukrainasve.”, tha Zelensky.
