Maqedoni
Mbi 20.000 thirrje deri më tani në Alo doktor!
09.02.2015 10:35
Gjithsej 21.412 thirrje janë regjistruar në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor!" (02/15 123) nga shtatori i vitit të kaluar...

Gjithsej 21.412 thirrje janë regjistruar në linjën telefonike për këshillë mjekësore "Alo doktor!" (02/15 123) nga shtatori i vitit të kaluar, kur filloi të punojë e deri më tani, ndërsa gjatë shtatë ditëve të kaluara 1.252 qytetarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore.
Në dispozicion për këshillë mjekësore janë 22 mjekë, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë dhe më së shpeshti janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë së ndryshme - simptome kardiovaskulare, respiratore, kollitje, temperaturë të rritur trupore, virus stomaku dhe dhimbje simptomale.
Në koll qendrën Alo doktor! çdo ditë nga ora 18 deri në orën 22 për këshillë mjekësore në dispozicion dhe kujdestarë janë drejtorët e institucioneve shëndetësore publike.
Sipas radhitjes, sot në terminin e theksuar në linjën Alo doktor! do të jetë prof.dr. Mihail Penev, drejtor i Klinikës për urologji, ndërsa nesër dr. Millan Ristevski nga Instituti për radioterapi dhe onkologji, më 11 shkurt dr. Sllavica Shubeska Stratkova drejtoreshë e Klinikës për endokrinologji, më 12 skurt dr. Rexhep Selmani nga Klinika universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe të premtën më 13 shkurt dr. Aspazija Sofijanova drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.
Të shtunën më 14 shkurt këshilla në linjën 02/15123 nga ora 18 deri në orën 22 do të japë doc.dr. Sashko Kedev nga Instituti për kardiologji dhe më 15 shkurt prof.dr. Aleksandar Shikole nga Klinika për nefrologji./mia
