Botë

Guterres, në prag të ditës së gruas: Barazia gjinore do të arrihet pas 300 vitesh

07.03.2023 13:13

Përparimi drejt barazisë gjinore “po zhduket para syve tanë”, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres...

Përparimi drejt barazisë gjinore “po zhduket para syve tanë”, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres. Duke folur me grupin kyç të OKB-së për të drejtat e grave përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, Guterres tha se barazia gjinore është “300 vjet larg” sipas vlerësimeve më të fundit nga “UN Women”, organizata e OKB-së e dedikuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

 
“Me ritmin aktual, Organizata e OKB-së për Gratë parashikon se do të arrihet pas 300 vjetësh barazia gjinore. Në gjithë botën të drejtat e grave po cenohen, kërcënohen, shkelen dhe se progresi i arritur në dekada, po zhduket para syve tanë. Nuk mund të mos e përmendim shkallën e lartë të vdekshmërisë amtare, vajzat që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen për ndjekjen e shkollës, si dëshmi se shpresa për arritjen e barazisë gjinore “po bëhet gjithnjë e më e largët.”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.
 
Me këtë rast u përmend që teknologjia digjitale ofroi qasje më të lehtë për emancipimin e femrës në të gjitha sektoret.
 
"Teknologjitë digjitale kanë potencialin të përshpejtojnë përparimin duke mundësuar krijimin e mundësive të reja për arsim, shëndetësi, bujqësi dhe sipërmarrje. Megjithatë, për të arritur këtë, ekziston nevoja për të vlerësuar politikat, infrastrukturat dhe investimet për të siguruar që teknologjia të jetë e aksesueshme dhe e përballueshme për të gjithë.", - theksoi ministrja për çështjet e grave dhe zhvillimin social, Pauline Tallen. 
 
Gjithashtu, u përmendën kushtet e vështira në Afganistanin e sunduar nga Talibanët, ku gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike. Vendimi ligjor spanjoll për  barazinë gjinore u bën thirrje qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat që të ndërmarrin veprime kolektive për të ofruar një sistem arsimor më të përgjegjshëm ndaj gjinisë, për të përmirësuar trajnimin e aftësive dhe për të investuar në kapërcimin e ndarjes digjitale gjinore. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU