Maqedoni
Ndalesë për kamionë në aksin Mavrovë-Dibër dhe në Gjavatë
09.02.2015 11:10
Ndalesë për automjete të rënda transprortuese për shkak të borës në rrugë nga ora 09:30 është vendosur në aksin rrugor Krak-Mavrovë-Dibër për shkak të reshje të borës...

Paraprakisht edhe në vendkalimin malor Gjavatë u vendos ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese. Për të gjitha llojet e tjera të automjeteve rekomandohet përdorim i pajisjes dimërore.
Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera të vendit, siç informojnë nga LAMM, por zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dobëta të borës që nuk mbetet në rrugë ka në Kodër të Diellit, Strazhë, Mavrovë, prilep, Resnjë, Manastir dhe Krushevë, ndërsa borë me intensitet mesatar që mbetet në rurgë ka në Bukovë, Pletvar, Presekë, Zheleznec dhe Gjavatë.
Prej atje theksojnë se nevojitet vozitje e kujdesshme në aksin rrugor Katllanovë - Veles pas pikës pagesore Sopot, ku për shkak të shmbjeve të mundshme komunikacioni po zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 200 metrave.
Në aksin rrugor Stracin - Kriva Pallankë, në dalje nga Stracini në drejtim të Kriva Pallankës, për shkak të rrëshiqtjes është zënë korsia e tretë e rrugës në gjatësi prej 150 metrave.
Ndëprerje e plotë e komunikacionit për të gjitha llojet e automjeteve motorizuese ende ka në drejtimin rrugor Koçan - Makedonska Kamenicë, për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve. Komunikacioni po rikahëzohet përmes aksit Vinicë-pehçevë-Dellçevë.
Ndërprerje të komunikacionit ka edhe në aksin rrugor Marvinci-Gjevgjeli, për shkak të ujit të derdhur nga lumi Vardar në nënkalim, dhe në akset rrugore Koçan-Zërnovc dhe Trbotivishtë-Razllovc për shkak të dobësimit të urave në lumin Bregallnicë. Rrugë alternative për Trabotivishtë është rruga e vjetër Dellçevë-Trabotivishtë.
Në komunën Probishtip, për shkak të rrëshqitjeve edhe më tej është i ndërprerë komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve motorizuese në aksin rrugpr Kiselicë-Zlletovë. Automjetet rikahëzohen nga aksi Kiselicë - Probishtip - Legovec - Zlletovë. Është i ndërprerë komunikacioni në rrugën lokale për në fshatin Pokrajçevë i cili e lidhë rrugën magjistrale A-4 Radovish-Strumicë, për shkak të derdhjes së lumit Radovishit, në aksin rajonal nga fshati Topollçan drejt fshatit Klepaç për shkak të ujit të shumtë, ndërsa është mbyllur për komunikacion aksi rrugor Manastir-Staravinë P-1311, 8 kilometra para fshatit Novaci./mia
