Maqedoni

Qeveria, miratohet kontrata për korridorin 8 dhe 10D

07.03.2023 16:35

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar kontratën për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D....

Vendimi i qeverisë u soll në bazë të propozimit të Komitetit për Negociata për Ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, i cili drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D vjen pas katër javëve negociata të cilat janë realizuar midis konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka. 
 
Për vendimin e qeverisë ka njoftuar zëvendëskryeministri Grubi. “Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin, Bechtel Enka, për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës.”, është shprehur Grubi.
 
Korridori 8 shtrihet në gjatësi prej 68 Km, me një autostradë me 6 korsi, në aksin Tetovë- Gostivar, Kërçovë, Strugë deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10D nga Prilepi në Manastir në gjatësi prej 40 km, po ashtu me 6 korsi. Punimet do të realizohen në një afat prej 3 vitesh nga fillimi i punimeve.