Maqedoni
Osmani - Lord Pitch: RMV-ja është eksportues i stabilitetit në rajon
07.03.2023 16:59
Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetar i OSBE-së, Bujar Osmani, ka takuar sot të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar...

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryetar i OSBE-së, Bujar Osmani, ka takuar sot të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Pitch. Në takim u shkëmbyen mendime për rrjedhën e negociatave me BE-në dhe proceset e brendshme në këtë kontekst, ku Lord Peach përsëriti domosdoshmërinë e finalizimit të ndryshimeve kushtetuese për të gjurmuar me dinamikë të përshpejtuar rrugën integruese evropiane të vendit.
Ministri Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike të këtij plani, duke nënvizuar më tej shkallën e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve aleate në kuadër të NATO-s. Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani e njohu bashkëbiseduesin me ngjarjet aktuale në lidhje me kryesimin tonë me OSBE-në, aktivitetet e realizuara dhe të planifikuara në të ardhmen përmes prizmit të prioriteteve të përcaktuara, në të cilat Ukraina qëndron si prioritet i parë dhe kryesor.
Në takim u diskutua edhe për dinamikat rajonale, ku bashkëbiseduesit u pajtuan se Maqedonia e Veriut perceptohet si një vend eksportues i stabilitetit në rajon, ndër të tjera, duke kryesuar dy nisma të rëndësishme rajonale këtë vit, SHBA-Kartën e Adriatikut (A5) dhe Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore.
Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën progresin e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që paraqet një hap të rëndësishëm me interes për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ministri Osmani thekson se Maqedonia e Veriut, si fqinj i drejtpërdrejtë i të dyja vendeve, inkurajon të gjitha zgjidhjet që sigurojnë stabilitet dhe perspektivë të BE-së për të gjithë rajonin.
