Basketboll
Memphis vazhdon me formën e shkëlqyer
09.02.2015 11:38
Memphis Grizzlies siguroi fitoren 9 -të në 10 ndeshjet e fundit pasi ja doli të mposhte Atlanta Hawks në Nba...

Mike Conley me 21 pikë e 6 asiste si dhe Marc Gasol 16 pikë dhe 10 rebound ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për skuadrën nga Tenneesee.
Jeff Teague realizoi plot 22 pikë duke qenë pikëshënuesi më i mirë i sfidës por as dicka e tillë nuk i mjaftoi formacionit nga Georgia për të evituar disfatën.
Ky i ishte suksesi i 38 sezonal për Grizzlies me Memphis që regjistron dhe 13 humbje në 51 ndeshje.
Në sfidat e tjera të Nba spikat triumfi i Cleveland Cavaliers përballë, Los Angeles Lakers 120-105. Kevin Love ishte thjeshtë i mrekullueshëm në këtë përballje teksa realizoi 32 pikë dhe 10 rebound.
Kevin Durant me 29 pikë 6 asiste dhe 5 rebound ndihmoi Oklahoma City Thunder të fitonte përballë Los Angeles Clippers 131-108.
Një James Harden fenomenal që koleksionoi në total 45 pikë 8 asiste dhe 9 rebound nuk i mjaftoi Houston Rockets, pasi skuadra teksane u mposht nga Portland Trail Blazzers me shifrat 109-98.
