Maqedoni
Grubi për vizitë zyrtare në Stamboll
09.02.2015 11:40
Deputeti nga rradhët e BDI-së Artan Grubi po qëndron për vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë me ftesë të Kuvendit turk...

Deputeti nga rradhët e BDI-së Artan Grubi po qëndron për vizitë zyrtare në Stamboll të Turqisë me ftesë të Kuvendit turk në kuadër të procesit bashkëpunues të Asamblesë Parlamentare të Evropës Juglindore.
Diskutimet e deputetevë nga vendet e rajonit do të përqëndrohen mbi bashkëpunimin parlamentar në fushën e drejtësisë, mbrojtjes së përkohëshme në veçanti me theks të valës së refugjatëve sirian në Turqi si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar juridik në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar.
Ky proces bashkëpunues u krijua në vitin 2014 në Bukuresht dhe në të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Slovenia, Turqia, Greqia dhe Kosova./mia
