Maqedoni
Korridori 8 dhe 10D, nënshkrim marrëveshje me “Behtel dhe Enka”
08.03.2023 11:53
Nënshkruhet sot në Qeveri Marrëveshja për Korridoret 8 dhe 10D mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve...

Nënshkruhet sot në Qeveri Marrëveshja për Korridoret 8 dhe 10D mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore dhe konsorciumit “Behtel dhe Enka”.
Fjalim rasti do të mbajne kryeministri Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe drejtori i përgjithshëm për ndërtime të ulëta “Behtel”, Mark Alison.
Qeveria në mbledhjen e djeshme e miratoi lidhjen e marrëveshjes për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d. Vendimi I qeverisë u soll në bazë të propozimit të Komitetit për Negociata për Ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, i cili drejtohet nga Zëvendës /Kryeministri i Parë, Artan Grubi. Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D vjen pas katër javëve negociata të cilat janë realizuar midis konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar Bechtel Enka. Për vendimin e qeverisë ka njoftuar zëvendës kryemisnitri Grubi.
“Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës.”, është shprehur Grubi.
Korridori 8 shtrihet në gjatësi prej 68 Km, me një autostradë me 6 korsi, në aksin Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugës deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D nga Prilepi në Manastir në gjatësi prej 40 km poashtu me 6 korsi. Punimet do të realizohen në një afat prej 3 vitesh nga fillimi i punimeve.
