Botë

Reshej të fuqishme të borës në disa pjesë të Austrisë

09.02.2015 12:34

Reshje të fuqishme të borës sot përfshinë pjesë të Austrisë, me ç'rasht shkaktuan vështirësi në komunikacion dhe sollën deri në rritjen e nivelit të paralajmërimit për shkak të rrezikut nga orteqe...

Në Vjenë autoritetet kompetente shpallën shkallë të plotësi të gatishmërisë për shkak të stuhisë së dëborës, e cila solli sasi të mëdha të borës.
 
Nga orët e mëngjesit 1.380 pjesëtarë të shërbimit për mirëmbajtje të rrugëve me 350 automjete po e pastrojnë borën dhe po kujdesen për kalueshmëri të rrugëve kryesore të qarkullimit. Janë shënuar vonesa në transportin urban për shkak të reshjeve të dëborës.
 
Në krahinën austriake Korushka niveli i paralajmërimit nga orteqet, në lartësi prej mbi dy mijë metra është rritur në nivelin e katërt të shkallës prej pesë nivele.
 
E njejtë është situata edhe nëpër malet në krahinën Austria e Poshtme dhe Tirol, ku sasitë e reja të borës dhe stuhia e rritën rrezikun për orteqe./mia