Maqedoni
Seancë kushtuar barazisë gjinore: Nevojitet zbatim praktik i të drejtave gjinore
08.03.2023 15:26
Shoqëria jonë akoma larg realizimit të plotë të barazisë gjinore, edhe përkundër përparimit të pjesëmarrjes së grave...

Shoqëria jonë akoma larg realizimit të plotë të barazisë gjinore, edhe përkundër përparimit të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, sipërmarje, politikë, arsim. Deputetet në seancën e parë kuvendore kushtuar avancimit të barazisë gjinore, konstatuan se pabarazi në më shumë sfera përfshirë edhe fushën e digjitalizimit.
“Boshllëqet gjinore duhet t’i kërkojmë në implementimin e këtyre zgjidhjeve ligjore, gjegjësisht në mbikëqyrjen e procesit të implementimit të tyre në praktik. Këtu mendoj se ne të gjithë ngecim dhe këtu na nevojitet përqendrim dhe fokus më serioz.”, - deklaroi deputetja e BDI-së, Rina Hajdari.
Shqetësim u shfaq edhe në anashkalimin dhe heshtjen e dhunës ndaj gruas.
“Një veprim të shkëlqyer bëmë me femicidin, të cilin e përfshimë në kodin penal dhe e mira është se do të ketë zëvendësavokat të popullit, i cili do të merret me këtë problematikë, megjithatë shumë çështje ende mbeten të pazgjidhura, sikurse dhuna dhe ne do të duhet shumë të punojmë me ndihmën e mediave që kjo mos të tolerohet dhe heshtet.”, - theksoi kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta, Gordana Siljanovska Davkova.
Nuk mungoi optimizmi i pushtetit për aktivizimin e mekanizmave të reja për avancimin e barazisë gjinore.
“Po vijon përgatitja e draft versionit të ligjit për barazi gjinore, me qëllim jo vetëm harmonizim me standardet evropiane, por edhe përforcim të sistemit institucional për barazi gjinore. Bashkërisht do të punojmë për vendosjen e sekretariatit për barazi gjinore, i cili do të ndjek përfshirjen e perspektivës gjinore në të gjitha ligjet.”, - u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska.
“Janë miratuar disa strategji nacionale dhe plane aksioni me të cilat bëhet përpjekje të mbulohen të gjitha sferat ku ndjehet pabarazia, diskriminimi, ekskluziviteti i burrave kundrejt grave dhe këto përpjekje vazhdojnë gjithsesi edhe me risitë dhe më e rëndësishme është buxhetimi i përgjegjshëm gjinor.”, - theksoi kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
Ndryshimet në kodin zgjedhor në vitin 2015 përmirësuan zgjidhjen ligjore për pjesëmarrjen e të dy gjinive në listat e kandidatëve për deputetë. Kjo përbërje parlamentare përfaqësohet me 51 deputete.
MERAL ISMAILI
