Maqedoni

Shënohet dita ndërkombëtare e gruas, qytetarët të ndarë në mendime për të drejtat

08.03.2023 15:44

Dita ndërkombëtare e gruas, 8 Marsi, festohet kudo në botë për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas....

Dita ndërkombëtare e gruas, 8 Marsi, festohet kudo në botë për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. 8 Marsi është ditë gjithashtu, ku shënohet lufta për të drejtat e grave. 
 
Gratë në vendin e punës shpesh përballen me stereotipa dhe barriera, ndonjëherë ato paguhen më pak se burrat, edhe pse janë në të njëjtin pozicion. Edhe pse ka përmirësime, përfaqësimi i barabartë ende nuk është arritur edhe në pjesëmarrjen e tyre në qeverisje. Qytetarët e anketuar nga TVM 2 janë të ndarë në mendime, disa thonë se gratë tani janë më të lira, mund të vendosin vetë, por ka nga ato që thonë se gratë ende nuk janë të barabarta me gjininë mashkullore. 
 
“Në këtë moment gratë dhe vjazat kanë të njëjtat mundësi që t’i tregojnë aftësitë e tyre në tregun e punës.”, - tha një qytetare. 
 
“Më herët femrat nuk kanë punuar, por tani po, gjithashtu edhe po shkollohen dhe kanë liri më shumë.”, - u shpreh një qytetare. 
 
“Mendoj se janë të barabarta. Jemi  dhe shkojmë përpara.”, - tha një qytetare tjetër. 
 
“Mendoj se ende gratë nuk janë të barabarta ashtu si duhet.”, - u shpreh një qytetar. 
 
Por, shitësit thonë se interesimi për të blerë lule për ditën e 8 Marsit vazhdon edhe këtë vit të jetë i njëjtë si vitin e kaluar. 
 
“Përgjithësi interes ka dhe çmimet nuk janë të larta dhe qytetarët janë të interesuar se ku janë çmimet më të lira atje shkojnë. Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit është njëjtë.”, - tha një shitës. 
 
Më 8 mars të vitit 1910 në ShBA, Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta. Tradicionalisht për çdo 8 mars fëmijët në shumë vende të botës u dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera ne shenjë dashurie për nënën.
 
REJHANE METAJ