Maqedoni

Aksioni “Puç”, arrestohen edhe 2 persona

09.02.2015 12:40

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë ka arrestuar edhe dy persona të tjerë me dyshim për spiunim të shtetit në kuadër të operacionit “Puç”...

Siç  lajmëroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, bëhet fjalë për persona të cilët kanë punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 
Njëri nga ta është aktualisht i punësuar në MPB, ndërsa tjetri ish i punësuar në MPB. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, nuk ka zbardhur më shumë detaje në lidhje me këtë rast. 
 
Siç e dimë, në këtë operacion është arrestuar ish-drejtori i Kundërzbulimit, Zoran Verushevski, gruaja e tij dhe një i punësuar në Komunën e Strumicës. Liderit të opozitës, Zoran Zaev, i është marrë vetëm pasaporta.