Korridori 8 dhe 10D, VMRO-DPMNE akuzon ekzekutivin për mbikëqyrjen, Grubi: Thuhen gënjeshtra, ka kompani të re
VMRO-DPMNE-ja akuzon qeverinë.....

VMRO-DPMNE-ja akuzon qeverinë se komprometon mbikëqyrjen e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D. Sipas tyre “Kovaçevski dhe Grubi jo vetëm që kanë ndarë mbikëqyrjen për IRD, por me tenderin është definuar se mbikëqyrësi do të jetë edhe këshilltar juridik për transaksione dhe me këtë IRD ka fituar mundësi ekskluzive ta përpilojë marrëveshjen midis Qeverisë dhe “Behtel&Enka”, të cilën Qeveria duhet vetëm ta miratojë.
“Qeveria ka kompromentuar tërësisht mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D. E gjithë procedura për përzgjedhjen e mbikëqyrësit tregon përshtatjen e kushteve për konsorciumin e drejtuar nga IRD, nga i cili EPTISA, e cila me vendim qeverie u konstatua se punonte në mënyrë të paligjshme, “Elektra Solution”, e cila mori licencën në mes të thirrjes publike dhe “Euro Consulting” e Branimir Dimitrijeviq, i përfshirë në një skemë kriminale ndërkombëtare, të kërkuar nga autoritetet ermene.”, - deklaroi Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
Por, sipas zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, opinionin po i servohen gënjeshtra të shumta nga ato të cilët nuk po ia duan të mirën të ardhmes së vendit tonë.
“Ka ndryshuar pronësi, bëhet fjalë për kompani krejtësisht të re dhe nuk është ajo kompani e vitit 2020 për vendimin të cilit ju i referoheni, d.m.th. ka pronësi të re si kompani dhe është pjesë e konzorciumit, i cili udhëhiqet me IRD-në. Gënjeshtra tjetër e cila po i parashtrohet opinionit është se Qeveria ka nënshkruar kontratë me EPTIS-ën, kjo është gënjeshtër, është e pa saktë, sepse qeveria ka nënshkruar kontratë me IRD-në, e cila është udhëheqëse e konzorciumit, ndërsa ato kompani punojnë për IRD-në.”, - theksoi zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
Grubi shpreh mirënjohje për mbështetje të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila sipas tij qëndron gjithmonë pas projekteve dhe ideve të vendit dhe se ky është projekti më i madhë që nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. (Fitim Kryeziu, TVM2)
