Marshi i të drejtave të grave, “A do të mbijetojnë gratë këtu?”
Nën moton “A do të mbijetojnë gratë këtu?”....

Nën moton “A do të mbijetojnë gratë këtu?”, sot në Ditën Ndërkombëtare për Luftën Ekonomike, Politike dhe Sociale për Barazi të Grave, në sheshin “Filipi II” në Shkup u mbajt marsh për të drejtat e grave.
Ky marsh, siç thonë nga Platforma për Barazi Gjinore, është një reflektim protestues i ngjarjeve në vendin tonë dhe neglizhencës kolektive ndaj grave dhe vajzave në çdo aspekt nga ritmet në rritje të dhunës, femicideve, padrejtësive të përditshme sociale dhe shëndetësore dhe pasiguria ekonomike, deri te varfëria e lartë që prek veçanërisht gratë.
“Тë jesh grua në Maqedoni do të thotë të zgjohesh çdo mëngjes me frikë dhe të pyesësh nëse do të mbijetojmë atë ditë. Në vitin 2023, gratë dhe vajzat në vend janë të shqetësuara nga çështje që tregojnë tablonë reale të pabarazisë gjinore në vend. Çështjet që tregojnë se sa pak mendohet për mirëqenien e grave, diskriminimin e shumanshëm dhe sistematik, zhvillimin e të drejtave të njeriut, dhunën, varfërinë dhe një apati të përgjithshme për të pranuar me zë të lartë dhe qartë se gratë në Maqedoni nuk janë të barabarta, ato nuk janë të lira apo të sigurta. Në vitin 2023, gratë përballen me politika që nuk i njohin nevojat e tyre, me institucione që nuk i mbrojnë ato, me mekanizma që janë të verbër ndaj nevojës për të avancuar barazinë gjinore dhe një kulturë dhune dhe mizogjinie që po zgjerohet vazhdimisht” - thanë nga Platforma për Barazi Gjinore.
