Maqedoni

Pa rrymë pjesë të Qendrës, Zllokuqanit, Sarajit dhe Matkës

09.03.2023 10:15

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike, pa rrymë do të mbeten...

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës Kapishtec, ndërtesa në Qendër, rajoni Zajçev Rid, si dhe pjesë të fshatrave Zllokuqani, Saraj dhe Matkë, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Në periudhën prej 08:00 deri ora 11:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Ganço Haxhipanzov” në lajgen Kapishtec, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri ora 11:00 edhe shfrytëzuesit e bulevardit “Kliment i Ohrit” nr. 22 në Qendër.

Nga ora 09:00 deri ora 15:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e Observatorit, rajonit Zajçev Rid dhe një pjesë e shfrytëzuesve në fshatin Zllokuqan, ndërsa nga ora 09:00 deri ora 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzursit nga rruga 2 në Saraj dhe një pjesë e shfrytëzuesve në fshatin Matkë.