Maqedoni

Në Kuvend vazhdon seanca e 91-të

09.03.2023 10:37

Kuvendi sot në orën 12 do ta vazhdojë debatin rreth seancës së 91-të...

Kuvendi sot në orën 12 do ta vazhdojë debatin rreth seancës së 91-të, në rend dite të së cilës është edhe raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022. Në rend dite janë edhe disa propozim-ratifikime, pastaj propozim-plane financiare të Komisionit rregullator për energjetikë dhe TVM për vitin 2023.

Një nga pikat, rreth së cilës është edhe propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dheaudiovizuale, me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për shpallje të Bllatës së Studençishtit për Park natyror, në lexim të parë.

Në Kuvend në orën 10 është parashikuar takim lamtumirës i ambasadorit polak Vojcieh Ticinjski me kryetarin Talat Xhaferi.

Për vizitë në Kuvend priet edhe Delegacioni nga Kneseti izraelit, i cili në ora 14:30 do të takohet me kryetarin Xhaferi, ndërsa në ora 15:20 me deputeten Rashela Mizrahi, kryetare e Grupit parlamentar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Kuvendin e shtetit të Izraelit dhe anëtarëve.