Botë

Bruksel, vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

09.02.2015 12:42

Në Bruksel, pas nëntë muajsh, sot do të vazhdojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit...

Ekipet për herë të parë do t'i udhëheqin kryeministrat, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Bisedat do të jenë me ndërmjetësim të shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini. Në takim do jenë të pranishëm edhe dy ish-kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Takimi shënon vazhdimin formal të dialogut në nivelin më të lartë politik, ku pas gati një viti pauzë në tavolinën e negociatave do ulen dy kryeministrat, Mustafa dhe Vuçiq, si dhe lehtësuesja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Federika Mogerini.