Botë

Konflikti Ukrainë – Rusi, shefi i NATO-s: Bakhmuti mund të bie në pak ditë

09.03.2023 12:15

Sulmet ruse goditën objektiva anembanë Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev...

Sulmet ruse goditën objektiva anembanë Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, portin e Detit të Zi të Odesa-s dhe qytetin e dytë më të madh Kharkivin, duke e ndërprerë energjinë në disa zona, thanë zyrtarët rajonalë.
 
Sulmet patën si shënjestër një hark të gjerë objektivash, duke përfshirë qytete që shtrihen nga Zhytomyr, Vynnytsia dhe Rivne në perëndim deri në Dnipro dhe Poltava në Ukrainën qendrore. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka deklaruar se shpërthime u raportuan në pjesën jugperëndimore të qytetit dhe shërbimet e shpëtimit ishin në gjendje gatishmërie. Dy persona kanë mbetur të plagosur.  Grevat e kanë ndërprerë centralin bërthamor të Zaporizhzhia nga rrjeti i energjisë, thotë një deklaratë i bërë nga kompania Enerhoatom. 
 
Presidenti ukrainas, Zelenskiy, thotë se nuk do të takohet me Putinin derisa Rusia të largohet nga Ukraina. Qyteti i Bakhmut, në lindje të Ukrainës, mund të bjerë në ditët e ardhshme, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
“Ajo që ne shohim është se Rusia po hedh më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata përpiqen ta plotësojnë në sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë faktin që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim.”, tha Stoltenberg.