Maqedoni

Bujqësia, subvencione për naftën e gjelbër

09.03.2023 12:51

Për të ashtuquajturën “nafta e gjelbër” këtë vit janë siguruar gjithsej 360 milionë denarë...

Për të ashtuquajturën “nafta e gjelbër” këtë vit janë siguruar gjithsej 360 milionë denarë. Subvencioni është 50 për qind e kostos së përpunimit të plantacioneve dhe të mbjellave në fusha.
 
Shuma e mbështetjes varet nga lloji i kulturës dhe madhësia e sipërfaqes që raportohet në kërkesat për ndihmë financiare. Përdoruesit janë fermerë, fruta kultivues, vreshtarë dhe kopshtarë.
 
Për grurë, elb, misër, thekër, tërshërë, oriz, dhe bimë mjekësore, aromatike dhe me erëza mbështetja është 1.600 denarë për hektar. Për thjerrëza, kikirikë, sojë, luledielli, farëra vajore dhe pambuk, prodhuesit bujqësorë do të marrin nga 2.400 denarë, ndërsa për kulturat e kopshtit dhe vreshtit 4.800 denarë për hektar. 
 
Në frutikulturë, subvencioni është 6.000 denarë, përveç ftua, ulliri, shega, molla japoneze, fiku, bajamet dhe lajthia, të cilat pasohen nga 4.400 dhe për arrat dhe gështenjat 3.000 denarë për hektar. Paratë merren në një kartë që mund të përdoret në mënyrë të përsëritur derisa fondet të harxhohen.
 
Një fermeri i takon minimalisht 500 denarë, edhe nëse shuma totale e llogaritur e subvencionit është më e vogël se kjo shumë.