Botë

Dhunë në stadiumin e Kajros

09.02.2015 12:44

Mediat shtetërore bëjnë me dije se së paku 22 persona kanë vdekur gjatë ditës së djeshme, gjatë përleshjeve në mes të policisë egjiptiane dhe tifozëve të futbollit në stadiumin e Kajros...

Kjo është dhuna e fundit në arenat sportive që nga viti 2012 në Egjipt, kur dhjetëra persona kishin vdekur gjatë një ndeshjeje.
 
Ndeshja në mes “Zamalek” dhe “Endbi” ishte e hapur për publikun, ndryshe nga ndeshjet e tjera të cilat janë mbajtur pa praninë e publikut që nga dhuna në stadiumin “Port Said”, në vitin 2012.
 
Ministria e Brendshme e Egjiptit në ndeshjen e djeshme e kishte kufizuar në 10 mijë numrin e pjesëmarrësve dhe biletat janë shitur menjëherë. Mediat shtetërore njoftuan se vdekjet kanë ndodhur teksa qindra tifozë të ekipit “Zamalek” kanë tentuar që të hyjnë në stadium.
 
Në vitin 2012, 74 persona kishin vdekur dhe qindra ishin plagosur në dhunën që kishte shpërthyer pas në loje në mes të “Al-Ahny” dhe “Al-Marsy” në stadiumin “Port Said”.