Maqedoni

“Lista e zezë” e paralajmëruar e ShBA-së, Gir: S’di kush do të sanksionohet, ndryshoni sistemin

09.03.2023 16:08

Korrupsioni është një tregues që alarmon luftimin e saj dhe ndryshimin e sistemit...

Korrupsioni është një tregues që alarmon luftimin e saj dhe ndryshimin e sistemit, për shkak se është parim bazik i integrimit evropian, tha eurombasadori, Dejvid Gir.
 
Duke folur për listën e zezë të paralajmëruar nga ambasadorja amerikane, Gir, mohon se është në dijeni se cili individ mund të jetë shënjestër, por thekson se qëllimi është që të kuptohet njëherë e përgjithmonë se asnjë shkelës i ligjit nuk është i përjashtuar dhe se s’do të ketë tolerancë për korrupsion.
 
“Çështja e korrupsionit siç e dini është punë shumë e rëndësishme që hyn në palcën e procesit dhe për shkak të rëndësisë, e kemi përfshirë tek themeloret. Analizojmë luftën kundër korrupsionit dhe po mundohemi të luftojmë me këtë luftë në secilën fazë të këtij procesi. Nuk bëhet fjalë për identifikimin e individëve, po për ndryshimin e sistemit, në mënyrë që institucionet të mund të ballafaqohen me korrupsionin dhe të gjithë ta dinë se nuk ka tolerancë për korrupsion.”, - deklaroi euroambasadori, David Geer. 
 
Eurointegrimet, Osmani: 2030-ta është synimi, BE-ja të ndihmojë
 
Ndërkohë, ministri i jashtëm Bujar Osmani vazhdon vizitat në qendrat e vendeve evropiane. Nga Hungaria kërkon nga BE-ja përfundimisht të realizojë dhe konfirmojë rrugën e hapur për Ballkanin Perëndimor drejt unionit. Kontinenti evropian duhet të jetë i bashkuar në vitin 2030, synim rreth së cilës punojnë vendet e rajonit, ka theksuar Osmani. 
 
“Porosia ime është se Bashkimi Evropian mund të jetë i sigurt në përkushtimin tonë  për anëtarësim, edhe përkundër frustracioneve me të cilat ballafaqohemi në procesin integrues. Shpesh na thonë se jemi nxënësi më i mirë i klasës. Por, kuptohet, ndonjëherë duhet të ballafaqohemi me bulizëm në proces, sepse bilateralizimi i procesit evropian  shpesh ndikon në uljen e aktiviteteve. Ne, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk kemi alternativë tjetër gjeografike, politike dhe ekonomike.”, - u shpreh ministri i jashtëm, Bujar Osmani. 
 
Në forumin ballkanik në Budapest për procesin integrues të rajonit, kanë folur edhe ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka; ministri serb, Ivica Daçiq, dhe nikoqiri, Petar Sijarto. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU