Kuvendi diskuton raportin e progresit për vitin 2022
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç...

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, ftoi deputet që të unifikohen në zbatimin e agjendës evropiane. Sipas tij, Kuvendi është vendi më i përshtatshëm dhe më i përgjegjshëm ku duhet të diskutohet procesi integrues dhe ku duhet të jepen mesazh, por edhe të merren vendime për të realizuar këtë qëllim strategjik.
Gjatë diskutimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, për vitin 2022, Mariçiç tha se qytetarët do të dënojnë të gjitha ata që kanë penguar dhe po pengojnë integrimin.
“Ato vite të humbura në politikë ditore, qytetarët nuk do të na i falin dhe s’do ua falin atyre faktorëve politik që do të vendosin që pikët nga politika ditore të jenë më të rëndësishëm se sa e ardhmja evropiane e shtetit. Jam i sigurt se do të gjeni forcën që të tejkaloni këtë dhe për agjendën evropiane dhe të gjitha temat e lidhura me BE-në, raporti dhe korniza negocuese do të gjejmë forcën që të paraqitemi me përgjegjësi, ndërsa Qeveria do të përpiqet maksimalisht.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiç.
Procesi integrues në BE ka ngecë dhe përgjegjëse për ketë është Qeveria, akuzuan nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, ekzekutivi duhet të sqarojë pse nuk janë zbatuar rekomandimet dhe pse në disa sektorë nuk ka avancim.
“Për fat të keq Qeveria ka fjetur gjatë zbatimit të rekomandimeve në raportin për vitin 2020 dhe në raportin për vitin 2021, ndërsa shpejtësia me të cilën Maqedonia do të bëhet vend anëtar i BE-së varet nga përkushtimi në reforma, nga përparimi në reforma në gjyqësi, në lirinë e shprehjes dhe luftën kundër korrupsionit. Në këtë raport kemi gjithçka, veç përparim s’ka.”, - theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Lidija Petkovska.
Mirëpo, deputetët e LSDM-së akuzuan opozitën për obstruksione dhe përhapjen e euroskepticizmit.
“Kolege, ju si opozitë e VMRO-DPMNE-së a jeni ende në dilemën nëse ne duhet të integrohemi në BE?! A vazhdoni të përfaqësoni interesat e qytetarëve, pasi një pjesë e anëtarësisë suaj, 61% sipas anketës suaj, janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE?!”, - u shpreh deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska.
Konformë raportit të progresit për vitin 2022 vendi ka shënuar avancim në 23 klasterë nga 40 gjithsej. Aktualisht vazhdon procesi i skriningut, i cili pritet të përfundojë deri në nëntor.
Sfida kryesore në vazhdimin e negociatave mbeten ndryshimet kushtetuese, për të cilat ende nuk ka konsensus politik. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
