Bruksel, një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

09.03.2023 19:48

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit...

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme.

Ministrat e miratuan këtë vendim "në lexim të parë", pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare. “Këshilli sot miratoi pozicionin e tij lidhur me lëvizjen e lirë pa viza për bartësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Rregullat e reja do t'u mundësojnë bartësve të këtyre pasaportave udhëtimin në Bashkimin Evropian pa viza për qëndrim në një periudhë deri 90 ditë gjatë periudhës prej 180 ditëve“, ka thënë pas miratimit ministrja e Brendshme e Suedisë, Maria Malmer Stenegard.

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), jo më vonë se një janari i vitit 2024.