Ekonomi

Shtrenjtohen derivatet e naftës për 3 denarë

09.02.2015 13:00

Sipas vendimit më të ri të Komisionit Rregullativ për Energjetikë, prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës...

Kështu “Eurosuper 95” do të shtrenjtohet për 3 denarë dhe çmimi i ri do të jetë 52 denarë për litër.

“Eurosuper 98”, shtrenjtohet për 3,5 denarë me çmimin e ri prej 64 denarësh për litër.

Çmimi i ri i Dizelit do të jetë 514 për litër apo 2,5 denarë më shtrenjtë.

Vaji ekstra i lehtë do të shitet me 39,5 denarë, ndërsa çmimi i ri i Mazutit do të jetë 23,45 denarë për kilogram.