Maqedoni

Vrasja e 16 vjeçarit nga e Zhelina, më 14 mars shpallet vendim gjyqësor

10.03.2023 17:17

Është shtyrë që me 14 mars Gjykata e Tetovës të shpallë vendim gjyqësor për vrasjen e 16 vjeçarit...

Është shtyrë që me 14 mars Gjykata e Tetovës të shpallë vendim gjyqësor për vrasjen e 16 vjeçarit nga Novosella e Zhelinës, që për këtë rast akuzohet një vajzë e mitur.
 
Sipas Gjykatës, vajza e mitur akuzohet për vrasje, por për  shkak se e njëjta në momentin e kryerjes së veprës ka qenë e mitur, e njëjta mund të dënohet deri në dhjetë vjet burg.
 
“Edhe me urdhër të gjykatës, por edhe në suaza të Nenit 99 të Ligjit për drejtësi për fëmijë, të gjithë aktorët që janë prezent, nuk kanë të drejtë, pa lejen e gjykatës të japin ndonjë informacion për rrjedhën e procesit gjyqësor.”, - theksoi avokati, Ibrahim Bajrami. 
 
Vrasja e të riut kishte ndodhur më 21 dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën e “Banjat e Tetovës”. Sipas aktakuzës, vajza e mitur  fillimisht ka përdorur sprej lotsjellës.
 
Ndërsa, më pastaj, viktimën e ka lidhur me fasha tek duart dhe këmbët dhe e ka hedhur atë në lumit Shkumbin, ku edhe është gjetur nga ana e zjarrfikësve dhe policisë së Tetovës.
 
VISAR SADIKI