Maqedoni

Energjetikë, Bushle:Tranzicioni i gjelbër, prioritet

10.03.2023 17:53

Kriza energjetike është kthyer në realitet për të gjitha vendet...

Kriza energjetike është kthyer në realitet për të gjitha vendet, ndërsa masat që ndërmori Maqedonia e Veriut në përballjen me këtë sfidë ishin të mira, tha zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Bashkësisë së Energjisë, Dirk Bushle, gjatë prezantimit të raportit për zbatimin e legjislacionit të Bashkësisë Energjetike në vendin para Komisionit për Çështje Ekonomike në Kuvend.
 
Zbatimi i tranzicionit të gjelbër, sipas tij duhet të jetë me prioritet.
 
“Masat e marra në tërësi ishin masa të mira dhe të nevojshme. Maqedonia e Veriut nuk është e vetmja që ka reaguar me subvencione duke vendosur kufizime çmimesh dhe për më tepër kjo është e zakonshme, sepse nuk është vetëm rajoni që preket, por e gjithë Evropa. Ajo që duhet të pranojmë është se nuk mund të themi se kriza do të zgjasë përgjithmonë, ndonjëherë krizat bëhen realitet i ri dhe mendoj se jemi në fillim të këtij realiteti.”, - deklaroi zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Bashkësisë së Energjisë, Dirk Bushle.
 
Sipas Bushle, investimet përbëjnë faktorin kyç që të përshpejtohet tranzicioni i gjelbër dhe në këtë drejtim vendi do të mbështetet. 
 
“Investimet në kuptimin e gjerë nuk mund të bëhen, ky është përfundimi. Ne duhet të identifikojmë se në cilin drejtim duam të shkojmë, kemi një strategji, kemi një plan energjetik dhe klimatik, kemi vendosur për politikat publike dhe ligjet që duhet të miratohen, identifikojmë projekte të caktuara, infrastrukturore, energjetike apo masa më të vogla që do të zbatonim. E gjithë kjo është e rëndësishme që të kemi mundësi të kemi diskutime me donatorët që do të dëshironin të mbështesin këtë qëllim. Shtylla tjetër janë investimet private, të cilat duhet të inkurajohen përmes një kuadri ligjor të qëndrueshëm.”, - theksoi zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Bashkësisë së Energjisë, Dirk Bushle. 
 
Fokusimi në burime të tjera, siç është dielli dhe era, përbën resursin e ri në tranzicionin e gjelbër dhe kjo është ajo që e bën Maqedoninë e Veriut kampione në rajon, nënvizoi Bushle.
 
NAIM RAMADANI