Maqedoni

Edhe një javë për aplikim për fundjavë falas dhe banjë

09.02.2015 13:43

Të gjithë pensionistët të cilët janë të interesuar për shfrytëzimin e shërbimeve për fundjavë turistike falas dhe rekreim klimatik në banjë...

Të gjithë pensionistët  të cilët janë të interesuar për shfrytëzimin e shërbimeve për fundjavë turistike falas dhe rekreim klimatik në banjë në shtatë ditët e ardhshme kanë mundësi të parashtrojnë kërkesë deri te filialet rajonale të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë mbarë shtetit.
 
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton se afati për aplikim skadon më 16 shkurt të vitit 2015 (e hënë).
 
"Shërbimet "rekreim klimatik në banjë të shfrytëzuesve në pension për vitin 2015" dhe "Fundjavë turistike falas për shfrytëzuesit e pensionit për vitin 2015" mund t'i shfrytëzojnë vetë personat e pensionit të pleqërisë, invalidor dhe familjar  të realizuar sipas rregullave të Republikës së Maqedonisë dhe rregullave të shteteve tjera  me të cilat Republika e Maqedonisë ka lidhur marrëveshje për sigurim social.
 
Personat shfrytëzues të pensionit të cilët shfrytëzojnë edhe kompenzim në para për ndihmë  dhe kujdesje nga personi tjetër, shtesë për mobilitet ose verbëri kanë të drejtë  për shoqërues gjatë rekreimit klimatik në banjë dhe uikendit turistik falas, përkujtojnë nga MPPS.
 
Gjatë renditjes së kërkesave të parashtruara, prioritet do t'ju jepet pensionistëve të cilët para pensionimit kanë punuar në miniera nëntokësore, dhe të pensionistëve të cilët janë shfrytëzues të pensionit invalidor me përqindje të lartë të konfirmuar të invaliditetit./mia